Lajme arkiva 2005
Prezantohet në Gramsh kandidati i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Afrim Muha në zonën 59. Në fjalën e hapjes Dashamir Shehi theksoi se Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i plotëson të gjitha kushtet për të përfaqësuar dhe për të tërhequr të djathtët.
Dashamir Shehi: “Lëvizja për Zhvillim kombëtarë i ka të gjitha shanset, mundësitë t’i ofrojë shqiptarëve sidomos shqiptarëve të krahut të djathtë, por të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriot që duan të bëjnë Shqipërinë, që duan të bëjnë shtet, shtet me ligje, me rregulla, me prona, me arsim, me rende, me dinjitet kombëtarë ne i ofrojmë këtë shans. Duke konkurruar edhe në zona të cilat janë relativisht të vështira dhe ju e dini shumë mirë se Gramshi është në një farë mënyrë një zonë...”
Më pas Shehi përmendi pikat kryesore të platformës së tij të LZHK-ës si arsimimi i Shqiptarëve dhe hapja e universiteteve për të gjithë si dhe uljen e taksave. Ai u fokusua tek rendi dhe dënimi me vdekje i cili do të kthente dinjitetin e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/eUbWubup1d4/maxresdefault.jpg)