Një vit nga vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj, hetimi i kësaj dosje vijon të mbetet në udhëkryq, duke mos pasur asnjë person të arrestuar dhe dyshuar.
Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmën e Sllovenisë, për atentatin e ndodhur mesditën e 17 korrikut të vitit të kaluar. Së fundmi, është identifikuar përmes kamerave të sigurisë një automjet që dyshohet se ka vëzhguar viktimat dhe ka informuar autorët për çdo lëvizje te tyre. Automjeti sipas hetuesve është me targa Sllovene dhe për këtë arsye është kërkuar ndihmë përmes letërporosisë, për të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt I përket nëse është automjet i vjedhur, apo ka hyrë në Shqipëri në rrugë te ligjshme.
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata po lëviznin me automjetin e tyre në dalje të Fushë Krujës me drejtim Thumanën. Sapo u ngjitën në mbikalim, një automjet u afrua nga krahu i kundërt dhe hapi zjarr. Si pasojë e të shtënave të tre vdiqën në vend, ndërsa viktimat u shkrumbuan nga flakët që pushtuan në pak sekonda makinën.
Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dogjën mjetin e tyre në afërsi të fshatit Larushk, brenda të cilit u gjetën një armë automatike dhe 2 kallashnikovë. Asgjë e vlefshme nuk mbeti në vendin e ngjarjes dhe autorët nuk u identifikua.
Brilant Martinaj, ishte kushëri i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit i zhdukur prej 7 gushtit 2022.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BrilantMartinajt#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/eVj6DX-ywgw/maxresdefault.jpg)