Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jani Kukuzeli”, i shpallur në kërkim nga policia si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike, rezulton të ketë patur zonat e tij të influencës ku shpërndante kokainën. Konkretisht bëhet fjalë për zonat si ajo e Ilirisë, Plazhit, si dhe e Hekurudhës.
Këtë aktivitet ish-drejtori i shkollës e kryente i vetëm, duke qenë se dispononte makina me qira, përmes të cilave bënte dhe shpërndarjen e dozave të kokainës.
Mehmeti shiste deri në 30 doza kokaine në ditë, teksa veprimtaria kriminale e tij u faktua nga policia përmes blerjeve të stimuluara nëpërmjet agjentëve të drogës në 3 raste.
Krahas kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e tij, policia e Durrësit po kryen verifikime nëse aktiviteti kriminal i Dashamir Mehmetit, ishte shtrirë edhe brenda shkollës ku ai ushtronte detyrën.
Për këtë arsye grupi hetimor është në pritje të zbërthimit të celularëve të sekuestruar në banesën e tij, për të analizuar kontaktet dhe bisedat telefonike. Ndërkohë këtë të hënë në gjykatën e Durrësit kanë dalë për masë 15 të arrestuarit e këtij operacioni, për të cilët togat e zeza kanë lënë në fuqi “arrestin me burg”.
E njëjta masë është konfirmuar dhe për të tre personat në kërkim, mes të cilëve është dhe ish-drejtori i shkollës “Jani Kukuzeli”. Këtij të fundit krahas akuzës për prodhim dhe shitje narkotikësh iu gjet në banesë dhe një armë zjarri pistoletë.
Tv KlanSUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/eXezams_WCo/mqdefault.jpg)