Një raketë kineze e cila ka jashtë kontrollit, ka shpërthyer në ajër kur ka hyrë në atmosferë dhe copat e saj kanë rënë mbi Shqipëri dhe Greqi.
Lajmi konfirmohet nga faqja e specializuar për parashikimin e motit në Europë, Meteoëeb e cila vëzhgon gjithashtu dhe hapësirën.
Incidenti vjen pasi Agjencia kineze e Hapësirës njoftoi disa ditë më parë se raketa CZ-2C-Y35 kishte patur probleme teknike dhe kishte dalë nga kontrolli.
Sipas Meteoëeb, raketa kineze e lëshuar në orbitë në vitin 2014, ka shpërthyer më 21 janar mbi Libinë veriore, ndërsa pjesët e saj janë përhapur mbi Greqi dhe Shqipërinë.
Informacioni u bë i ditur vetëm ditën e sotme, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që copat e saj të kenë rënë mbi tokë edhe pse duket e vështirë pasi është shpërbërë plotësisht.
Por kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë. Pavarësisht raportimeve, nga ana e NASA nuk ka asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar këtë informacion.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/eYu16GP-5ms/maxresdefault.jpg)