Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Tre persona të armatosur kanë grabitur një makinë e një shoqërie sigurie Oktapus" e cila po bënte transportimin e parave të dyqaneve që ndodhen në qendrën tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00.
Tre personat e armatosur i kanë dalë para makinës në një rrugë dytësore dhe pasi e kanë grabitur janë larguar me makinë drejt Durrësit.
Duhet të ketë ndodhur dhe një përplasje, pasi makina e sigurisë është e dëmtuar.
Tre km më tutje, pranë Vorës mësohet se autorët i kanë vënë flakën makinës dhe janë larguar ndoshta me një mjet të dytë, që dyshohet se i ka pritur atje.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/eZeol4GZoFU/maxresdefault.jpg)