Novruz Cenalia, efektiv i “Forcave Shqiponja”, 28 vjeç është vrarë mesditën e të hënës së 13 majit, në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas njoftimit të policisë, vrasja ndodhi rreth orës 13:15, kur efektivi 28 vjeçar i cili ishte i veshur me uniformë ndërkohë që po shkonte për të marrë shërbimin.
Sipas burimeve dyshohet se autori i vrasjes është Asllan Mernica, ndërsa nga vendi i ngjarjes është larguar me një makinë audi ngjyrë blu. Bëhet me dije se edhe i ati i viktimës ishte me detyrë polic.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje, pasi babai i Nevruzit para disa vitesh ka vrarë një person në Has me mbiemrin Harhulla.
Viktima mësohet se ishte nga Cenalitë e Hasit, por që ishin shpërngulur në Fier. Pas vrasjes, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat rrethuan zonën. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vrasja#Fier
![](https://i.ytimg.com/vi/eakuFTjDpek/maxresdefault.jpg)