Pak përpara orës 11:00 Vlora Hyseni, drejtoreshë e SHISH, mbërriti në kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar, që po heton pretendimet për ndërhyrje në sistemin TIMS.
Debatin se përse javën e shkuar Vlora Hyseni, e kishte të pamundur ardhjen në këtë komisionin e vijoi socialisti Xhemal Qefalia me kryetarin Ervin Salianji.
“Ngatërrove qëllimisht vendin e saj të takimit nga Brukseli në Beograd dhe duhet ti kërkosh ndjesë. Për të mos e zgjatur duhet ta hedhësh në votim për ta zhvilluar seancën sipas kërkesës që bën drejtuesja e SHISH”, tha Xhemal Qefalia.
“Ajo që dua të them është që nuk i shkon formatit tënd të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. Si sekretar..”, u përgjigj Salianji.
Me votat pro të anëtarëve socialist e ato kundra të demokratëve, dëshmia e shefes të inteligjencës shqiptare u mor me dyer të mbyllura.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHISH#Kuvend#TopChannelNews
Ещё видео!