Një helikopter Black Hawk i ushtrisë amerikane, ka bërë ulje emergjence në një rrugë të Bukureshtit, duke rrëzuar në tokë dy shtylla ndricimi në rrugë e duke ndaluar trafikun, por pa lënduar askënd.
Helikopteri ishte pjesë e një grupi prej gjashtë mjetesh që po bënin prova para një eventi në ditën e forcave ajrore rumune, dhe fundit të pranisë së ushtrisë rumune në Afganistan, që do të mbahet në datat 20-21 korrik. Pamjet nga dëshmitarët okularë tregonin se helikopteri kishte humbur papritur lartësi dhe kishte fluturuar poshtë, mbi makinat që ecnin në rrugë, deri sa ishte ulur në një rrethrrotullim në qendër pasi policia kishte ndërhyrë për të ndaluar trafikun.
Helikopteri sinjalizoi se kishte vështirësi teknike – tha policia e qarkullimit rrugor.
Rumania, një vend anëtar i NATO-s që nga 2004, mban një nga qendrat e komandës së NATO-s dhe është edhe një stacion raketash balistike amerikane.
“Ne po punojmë me partnerët tanë rumunë për të zgjidhur situatën dhe do të ofrojmë më shumë informacione sapo ti kemi në dispozicion – tha ambasada amerikane në një deklaratë. Prokurorët ushtarakë ishin në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e mundshme. Trafiku ndërkohë u kufizua në zonë deri në largimin e helikopterit. Ministria e mbrojtjes ndërkohë anuloi pjesmarrjen e të gjithë mjeteve ajrore në dy ceremonitë e planifikuara.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ToHelikopteriNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/edwHZisRAoY/mqdefault.jpg)