Abonohu per videot me te fundit: [ Ссылка ]
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, pranë Unazës së qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryqëzimin pranë shkollës Pyjore, dhe ka frikësuar qytetarët që ndodheshin aty pranë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi biznesi ka qenë i mbyllur.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Është rrethuar zona dhe po merren në pyetje disa qytetarë, teksa mësohet se shërthimi i fuqishëm është dëgjuar në disa zona të qytetit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i pronarit të lokalit, nëse është person me të kaluar problematike apo jo, gjë që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë se sot në Shkodër ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili foli për kanabizimin në vend dhe situatën kriminale.
![](https://i.ytimg.com/vi/efO-bZx16ZI/maxresdefault.jpg)