Everest Çaka u vra në një pritë pranë shtëpisë së vjehrrit të tij në lagjen Skëndërbej në Elbasan. Silvana Çaka, bashkëshortja e viktimës deklaroi para prokurorëve disa detaje të ngjarjes. Sipas dëshisë së saj, çifti sapo kishte dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës kur është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Duke menduar për një aksident të mundshëm, 41 vjeçari ka ndalur mjetin ndërsa një person i maskuar e ka goditur disa herë nga afër mepistoletë me silenciator. Bashkëshortja ka marrë vetëm një plumb në dorë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mungesa e kamerave të sigurisë në lagjen periferike të Elbasanit ku ndodhi krimi do të vështirësojë punën e hetuesve për dinamikën e ngjarjes. 25 persona janë shoqëruar në polici pasi mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, apo që kanë pasur konflikte të mëparshme me viktimën. Rreth 1 orë pas ngjarjes në fshatin Kryemëdhenj të Golemit u gjet i djegur plotësisht një mjet tip benz i cili dyshohet se u përket autorëve të krimit. Po kush ishte Everest Çaka, i cili mbeti i vrarë në një krim të mirëorganizuar? Familja Çaka duket se është e përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale. Disa vite më parë vëllai i Everest Çakës u vra në Itali. Në atë kohë u dyshua se autori i vrasjes ishte një person i njohur me pseudonimin Nel Çami. Pas pak kohësh familja Mahmuti, (Familja e Nel Çamit) prej 4 personash u vranë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, I vetmi i shpëtuar Nel Çami rezulton I zhdukur që prej asaj kohe. Vrasësi u cilësua misterioz, por u dyshua se mund të ishte kryer nga Everest Çaka në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij. Dyshime të cilat nuk u faktuan kurrë. Në vrasjen e vitit 2011 mbetën të vrarë 2 vëllezërit e Nel Çamit, babai I tij dhe nusja e shtëpisë. Por kjo duket se nuk do të jetë pista e vetme që do të ndjekë policia. Vrasja e Everest Çokut mund të ketë lidhje edhe me vrasjen e djalit të tij të hallës Arjan Spahiu i cili u vra në Belgjikë në nëntor të vitit 2020. Spahiu ishte I dyshuar si autor I vrasjes së Gëzim Alikajt disa vite më parë, edhe kjo një ngjarje e mbetur mister. Ekzekutimi i Spahiut në Belghikë solli në Elbasan pak ditë më parë një grup hetuesish dhe prokurorësh belg. Hetuesit belg kryen takime me zyrtarë të lartë të Policisë e Prokurorisë për të marrë informacione mbi Arjan Spahiun. Pista e larjes së hesapeve për trafiqe të mundshme droge do të jetë gjithashtu një pistë që do të ndiqet nga policia, thonë burimet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EverestCaka#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/egqytyHbyeA/maxresdefault.jpg)