Me ngritjen e flamurit, kanë nisur aktivitetet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në seancën solemne të Kuvendit ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili tha se Shqipëria është pranë Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO dhe OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.
Begaj ka përshëndetur angazhimin e SHBA-së dhe BE-së për dialogun me Serbinë.
Pas seancës solmene, ushtarët e FSK-së kanë parakaluar në sheshin e kryeqytetit e që shënonte edhe ceremoninë kryesore të kësaj feste.
Vjosa Osmani: Vajzat dhe djemtë e policisë sonë do të parakalojnë edhe në sheshin e Ibrahim Rugovës, i cili po na shikon nga lart dhe është shumë krenar. Këta vajza e djem janë pasardhësit e UÇK-së që e mbrojtën dhe e formuan shtetin tonë. Një falënderim shumë i madh shkon edhe për miqtë tanë. Faleminderit ShBA-së, aleatit tonë të përjetshëm.
Kryeministri Kurti ka përmendur luftën e UÇK-së, kontributin e të burgosurve politikë dhe ndihmën e ndërkombëtare për të ardhru deri te Pavarësia e vendit.
Albin Kurti: Akti i deklarimit të Pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës.
Ndërsa sivjet, mesazhi i monumentit të Pavarësisë “New Born” ishte kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në 15-vjetorin e Pavarësisë, Kosovën e kanë uruar shumë liderë botërorë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/eur2TVhM5qg/maxresdefault.jpg)