Gati dy javë pasi bllokuan kufirin, serbët në Veri të Kosovës kanë nisur të zhbllokojnë të shtuënën dy pikat e Jarinjës dhe Bërnjaku.
Serbia militariozoi kufirin,duke vendosur tank dhe avionë, pasi Qeveria e Kosovës vendosi masa reciprocitetit pët target.
Por me ndërmjetësim e Bashkimit Evropian,, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur një marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.
Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë vendosur pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ky mision ka shtuar patrullimet në zonat kufitare të bllokuara, si dhe ka angazhuar pjesëtarë të tij në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
KFOR-i do të të jetë prezent në këtë zonë për dy javë,në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Serbët kanë ndezur kamionët e tyre dhe kanë nisur të largohen, ndërsa protestuesit kanë zhbllokuar rrugën.
Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët sipas marrëveshjen duhet po ashtu të largoghen nga pikat kufitare.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KFOR#NATO#TopChannel
Ещё видео!