Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Gjakmarrja është krimi që duhet të luftohet nga ligji. Kështu i është drejtuar kryeministri Majko drejtuesve të pushtetit vendor dhe forcave të policisë të qytetit të Shkodrës, duke theksuar se gjakmarrja është ende një fenomen i cili shqetëson qytetin verior.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Ka ende shumë krime kundër jetës së individit dhe pronës. Vrasjet për gjakmarrje vazhdojnë të veshin nëna me të zeza, të ngujojnë qindra familje, të cilat nuk mund të kenë jetë normale. Jo shumë larg nga këtu, nga kjo sallë, ka fëmijë që nuk guxojnë të shkojnë në shkollë, se i pret plumbi, ka toka të lëna djerr se nuk ka kush t’i punojë. Ka uri se nuk mund të fitohet normalisht buka e gojës”.
Në një vizitë që kryeministri Pandeli Majko ka zhvilluar në rrethin e Shkodrës, së bashku me Ministrin e Energjetikës, Ministrin e Turizmit dhe Transportit është diskutuar mbi problemet kryesore të kësaj zone në infrastrukturë, mungesën e energjisë, si dhe të ujit të pijshëm.
Majko ka reaguar ashpër edhe ndaj drejtuesve të pushtetit vendor, duke theksuar se në të shumtën e rasteve një pjesë e mirë e investimeve në këtë zonë janë keqpërdorur nga ata.
Pas këtyre takimeve Majko ka vizituar edhe nga afër edhe punimet në rrugën e Murriqanit, prej rreth 12 kilometrash. Vizitën e tij kryeministri e ka përfunduar në komunën e Velipojës, e cila tashmë është përfshirë në projektet prioritare turistike të vendit, ku qeveria po realizon investimet e nevojshme.
Kryeministri Majko nuk ka preferuar të bëjë komente rreth ndryshimeve të pritshme në qeveri, si dhe mbi takimin me kryetarin socialist Fatos Nano.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Po këto janë diskutime politike dhe në politike, debatet shpesh janë pjesë e asaj që quhen rregull normale e politikës. Unë do të përpiqem si kryeministër të ndaj, çfarë është detyra ime për të bërë dhe çfarë është detyra ime për të ofruar në politik. Sot këtu jam si kryeministër dhe po shikoj si po ecin punët”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!