Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Korenë e Jugut, ku një robot u rrëzua nga shkallët e bashkisë duke dalë nga përdorimi. Edhe pse rasti mund të ketë ndodhur për një sërë arsyesh mes të cilave ajo e një problemi Teknik, disa media hodhën idenë e një vetëvrasjeje robotike për shkak të stresit të tepërt në punë. Roboti, siç raportohet nga Corriere.it , u prezantua në gusht 2023 si pjesë e stafit të bashkisë së Gumi. I dizenjuar nga Californian Bear Robotics, ky "punonjës" kishte për detyrë të kryente detyra të ndryshme ditore , nga shpërndarja e dokumenteve deri te dhënia e informacionit për banorët, e deri te promovimi i qytetit. I pajisur me teknologji të avancuar, ai mund të lëvizte në mënyrë të pavarur brenda ndërtesës dhe madje të përdorte ashensorin. Ky nivel autonomie e bëri atë një burim të vlefshëm për Këshillin Bashkiak, aq sa ai mori një kartë zyrtare si punonjës publik. Dëshmitarët okularë raportuan sjellje të pazakontë para rënies, me robotin që rrotullohej në një gjendje konfuzioni të dukshëm. Hipoteza e vetëvrasjes, megjithëse duket e çuditshme, u shfaq në një kontekst të debatit mbi punën e tepërt në Korenë e Jugut. Me një mesatare prej 52 orë pune në javë për njerëzit, të rritur së fundmi nga qeveria në 60 orë, nuk është e vështirë të imagjinohet që robotët gjithashtu mund t'i nënshtrohen ritmeve intensive.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KoreaJugut#Robot
![](https://i.ytimg.com/vi/f02ueSvcLDw/maxresdefault.jpg)