Ekzekutori i Ardian Nikulaj në Shëngjin, Ruben Saraiva është ende në kërkim së bashku me një shtetas anglez, Harry Simpson. Kur në Shqipëri doli identiteti i Saraivës si vrasësi i Nikulajt, në rrjetet sociale pati edhe postime sin ë TikTok. Një person me emrin e llogarisë, Ruben Saraiva, identiteti i vërtetë i të cilit nuk mund të verifikohet, shkroi në portugalisht se mediat shqiptare kishin shpifur. Deri më tani janë katër të arrestuar në Londër, si të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit: Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman. Teksa hetimet vijojnë, në Shqipëri kanë mbërritur një prokuror dhe oficer anglez. Ata janë vendosur në prokurorinë e Lezhës, ku po kryen hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Mësohet se detyra e tyre është që të njihen me aktet proceduriale dhe provat me qëllim ekstradimin sa më shpejt të katër të arrestuarve. Sipas hetimeve, Edmond Haxhia, ishte ai që organizoi shtetasit e huaj për të kryer vrasjen e biznesmenit. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn. (Ardi Pulaj)
Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme.
Gazetare: Juli Xhokaxhi
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopTalk#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/f3dm2xN-7rk/maxresdefault.jpg)