Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një intervistë Live në facebook e Ora News, nga autobusi elektrik, i cili po testohet sot në rrugët e kryeqytetit tregoi se skeleti i autobusit elektrik është i gjithi i njëjtë, por ajo çka e bën të veçantë këtë autobus është paketa e baterive.
“Skeleti autobusit është i gjithi njësoj, ajo çfarë ndryshon është paketa e baterive. Kështu që e gjitha është sesi performojnë bateritë dhe duhet ta theksojmë se linja të ndryshme kanë performanca të ndryshme, për shembull unaza është më ndryshe dhe ka më shumë lehtësi se linja e Kopshtit Zoologjik që terrenin e ka me më shumë pjerrtësi”, u shpreh kreu i bashkisë.
Ai shpjegoi se autobusi elektrik nuk ka motorr si autobusat e tjerë, por ka bateri në të gjithë tavanin, poshtë dhe në fund të autobusit dhe se i gjithë testimi kontrollohet nga një kompjuter, i cili tregon se çfarë fuqie energjie performon autobusi.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!