Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha zyrtarisht dorëheqjen më 22 dhjetor, edhe pse është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqet apo jo nga jeta politike.
Në vitin 2015, Zaev, si lider i opozitës, ka publikuar atë që njihej si “Afera e përgjimeve”, e cila ka nxjerrë në pah shpërdorime të shumta të pushtetit nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Si pasojë e aferës, shumë zyrtarë të lartë, ministra, përfshirë edhe ish-kreun e Qeverisë, Gruevski, janë gjykuar për vepra të shumta penale.
Afera e përgjimeve ka bërë që në dhjetor të vitit 2016, Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ndërrimi i pushtetit është bërë në vitin 2017, pas zhvillimeve dramatike – përfshirë dhunën në Kuvend më 27 prill.
Në shënjestër të sulmeve nga huliganët e opozitës që kanë pushtuar Kuvendin, ka qenë edhe vetë Zaev dhe përfaqësues të opozitës së atëhershme. Kjo ngjarje i ka dhënë Zaevit epitetin e heroit te një numër i madh njerëzish, të cilët kanë çmuar rolin e tij për ndërrimin e pushtetit të Gruevskit, jo vetëm nga opozita, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Artiaj tjetër që i atribuohet Zaevit nga mbështetësit e tij është zgjidhja e mosmarrëveshjes gati 30-vjeçare me Greqinë.
Për shkak të këtij konflikti, Maqedonia e Veriut ka qenë në dhomën e pritjes së NATO-s që në vitin 2008.
Me angazhimin e tij personal, së bashku me kryeministrin e atëhershëm grek, Alexis Tsipras, është arritur marrëveshja për emrin dhe vendi është bërë edhe zyrtarisht anëtar i NATO-s.
Por ka qënë pikërisht kjo marrëveshje, ajo që ka bërë që Zaev të cilësohet si tradhtar nga opozita.
PAmje :AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zaev#Maqedoni#TopChannel
Ещё видео!