Për 18 vjeçaren nga Ferizaj, Marigona Osmani ka dalë certifikata e autopsisë e cila iu dorëzua familjarëve. Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, tregoi për disa media se në atë çertifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me politraumë. ”Nuk ka dalë ende raporti përfundimtar, sepse ai hartohet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Por ka një çertifikatë të autopsise, e cila tregon se e ndjera ka pësuar politraumë”, u shpreh Balaj. “ Eshtë një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, e thënë ndryshe një lloj dhune ekstreme që ka shkaktuar edhe vdekjen e vajzës”, ka shtuar ajo. Po sipas Balajt, 18 vjecarja kishte 24 orë që kishte vdekur kur e lanë në dyert e spitalit të Ferizajt. Një ditë më parë, vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes, Dardan Krivaqes, kërkoi që ai të marrë dënimin e merituar, duke thënë se edhe familjes së vet i ka sjellë shpesh probleme.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ferizaj#MarigonaOsmani#TopChannelNews
Ещё видео!