Ish-deputetja demokrate Grida Duma iu drejtua këtë të mërkurë gjykatës për të paditur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për shpifje.
“I jemi drejtuar sot Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Dhomës Penale, sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Veliaj të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij. Parashikon ligji që është në detyrën e deklaruesit të vërtetojë, vërtetësinë e deklarimeve, deklaratave apo shpifjeve që ai vetë bën. Dispozita ligjore që parashikohet në Kodin Penal, është neni 120, paragrafi dytë i Kodit dhe dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja, në varësi të asaj që gjykata do të vendosë në formë të prerë. Unë deklaroj që ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askënd tjetri”, tha Duma para gjykatës./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!