Lajme Arkiva 2002
7 qytetarë shqiptarë pak ditë më parë humbën jetë në tragjedinë e Otrantos në përpjekje për emigrim.
Rreth kësaj pike është mbledhur dhe ka dikutuar sot në mbrëmje, kabineti Majko, i cili u ka dërguar familjarëve të viktimave ngushëllime të sinqerta.
Pandeli Majko: Unë gjykoj se në humbjen e jetës së viktimave të Otrantos ka pjesë dhe bashkëfajësi e gjithë shoqëria shqiptare, pa përjashtuar edhe qeverinë që unë drejtoj. Është bashkëfajtore mungesa e punës, mungesa e mundësive të plota për të siguruar një të ardhme më të mirë në vend.
Janë problemet e rendit, krimit, të krizave politike, që kalojmë në mënyrë ciklike. Mungesa e autoritetit të mjaftueshëm të pasaportës sonë, që kufizon lëvizjen e lirë. Kriza e dritave, gjendja e rrugëve e të tjera.
Më tej Majko, përmendi se trafiku zgjeron hartën e krimit, rrit problemet e tensionet sociale, zbeh besimin e publikut ndaj qeverisjes. ‘’ Terrorizmi dhe trafiqet, u shpreh ai, janë globale, me të cilat po përballet e gjithë bota e civilizuar.’’
Qeveria shqiptare shpall publikisht një aksion tërësor e konstant, kundër trafiqeve. Kjo qeveri sipas Majkos angazhohet për ashpërsimin e kësaj lufte.
Pandeli Majko: Ne njohim problematikat tona, që n’a bëjnë të vështirë përballjen me këtë fytyrë të errët të krimit. Kontrolli i kufirit shtetëror është ende larg standardeve të kërkuara. Duhet të ndëshkohen rëndë dhe pas asnjë hezitim ata zyrtarë e punonjës policie, të cilët edhe pse paguhen nga shteti shqiptar nuk ngurojnë të paguhen edhe nga trafikantët, të hyjnë në rrjetet e tyre e t’u sigurojnë atyre mbështetje e t’i ndihmojnë që t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.
Duhet të ndëshkohen rëndë dhe pa asnjë hezitim ata prokurorë e gjykatës, që kanë bërë pakt me paratë e zeza të krimit dhe i nxjerrin ata nga qelitë.
Majko ka kërkuar një impuls të ri të punës për të gjithë administratë shqiptare. Një nga synimet kryesore të tij është Ministria e Jashtme për liberalizimin e vizave. Nxitje pune ka kërkuar nga Ministria e Rendit, si dhe fton Ministrinë e Financave, që brenda ligjit të kontrollojë, identifikojë dhe të ngrijë llogaritë bankare të rrjedhura nga veprimtaritë kriminale. Nga Ministria e Mbrojtjes, Majko kërkon ngritjen e forcave të tipit ‘’delta’’, kundër trafiqeve.
Pandeli Majko: Nuk kemi më kohë për të humbur sepse në fund të fundit nuk kemi më jetë të tepërta të qytetarëve tanë, qe të shkëmbehen me paratë e zeza të trafikantëve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!