Eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Statistikat zyrtare tregojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti.
Ministrja e Bujqësisë Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor.
Krifca: “Raporti i Tregtisë së Jashtme nga INSTAT tregon qartë arritjet e bujqësisë! Rriten eksportet bujqësore sepse ky sektor eshte vital dhe prodhon, ndaj dhe eksporton pavarësisht sfidave dhe vështirësive të ndikuara nga presionet e tregjeve ndërkombëtare dhe një kursi këmbimi të pafavorshëm.” – shkruan Krifca në Facebook.
Sipas Raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj dhe periudhën Janar-Maj 2023 shënuan rritje në grupmallrat "Ushqim, pije, duhan"”. Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.
Sipas statistikave gjatë 5-Mujorit eksportet e grupmallrave "Ushqim, pije, duhan" shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me 11.3% në sasi, nga 145.5 mijë ton në 2022, në 162 mijë ton në këtë vit dhe rritje 15.3% në vlerë, nga 20.32 miliardë lekë në 2022, në 23.44 miliardë lekë këtë vit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Bujqesia
![](https://i.ytimg.com/vi/fKO5qlBwXgU/maxresdefault.jpg)