Banka e Shqipërisë shtyn me 3 muaj masat lehtësuese për ristrukturimin e kredisë. Kjo ka qenë një kërkesë e bërë në fund të vitit të kaluar nga shoqata e bankave. Vitin e kaluar Banka e Shqipwrisw vendosi të bëjë një moratorium për rreth 6 muaj për këstet e kredive, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve dhe individëve të prekur nga kriza e pandemisë Covid-19 të cilët hasën vështirësi në shlyrjen e pagesave të kredive.
Në mbledhjen e tij të datës 13 janar 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës pwr veprimtarinë e vitin 2020 dhe miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.
Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, ndërmori një tërësi masash për shkak të situatës pandemike COVID-19, që lidheshin me ndryshime rregullative dhe vendimmarrje të saj mbi administrimin e rrezikut të kredisë, të procesit të ristrukturimit dhe provigjionimit të kredisë, të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha, dhe për pezullimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara dhe atyre ushtrimore. Në këtë mbledhje u miratua shtyrja në kohë e kredive dhe ristrukturimi i tyre deri në 31 mars 2021. Gjithashtu banka vendosi edhe pezullimin e shpërndarjes nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bankat#Ekonomia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/fPqcMUZEXGM/maxresdefault.jpg)