Policia ka arrestuar tre persona me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz, si dhe shtetasi me inicialet M. N., 48 vjeç, banues në Valias.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Lënda narkotike arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Kamez
![](https://i.ytimg.com/vi/fQK9gsWSyjs/maxresdefault.jpg)