Flokët e yndyrshëm janë një problem i shpeshtë për gratë dhe vajzat, që i detyron t’i lajnë flokët çdo ditë. Kjo sjell dobësimin e flokut si dhe nuk është një zgjidhje për të balancuar yndyrën e tij. Miku i përhershëm i “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Olti Shulla, edhe kësaj here ka një maskë shpëtimtare për flokët e yndyrshëm.
Përbërësit:
1 lugë kafeje sodë buke
1 gotë kos
Disa pika limon
Një e bardhë veze
Përgatitja:
Përziejmë të bardhën e vezës, sodën dhe 3 lugë gjelle kos. Nëse keni më shumë flokë, mund ta përdorni të gjithë sasinë. Shtoni pikat e limonit dhe përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.
Përdorimi:
Maska aplikohet në flokë të thatë duke i lyer nga rrënja deri në maja. Mbahet për 30-40 minuta dhe më pas lahen flokët si zakonisht. Maska duhet bërë të paktën një herë në javë.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #OlsiShulla
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/fQ_gvEztEXc/mqdefault.jpg)