Ish-kryeministri Sali Berisha, është shndërruar në mollë sherri në Komisionin Hetimor për TIMS. Kryetari i këtij Komisioni Ervin Salianji, solli në seancë planin hetimor, së bashku me emrat e disa prej personave që u propozuan në mbledhjen e kaluar për të dëshmuar, mes të cilëve nga maxhoranca u propozua edhe emri i Berishës. Por, për deputeten propozuese Blerina Gjylameti, fjala e saj ka qenë ironike, duke u tërhequr nga kjo kërkesë, që mund të nxirrte Berishën nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie. Ndërkohë Sekretari Toni Gogu, akuzoi Salianjin se po tenton të bëhet gjyqtar i Berishës, për ta nxjerrë atë nga banesa, teksa nuk munguan akuzat për falsifikim procesverbali.
Gjylameti: Ironinë mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës të pafajësisë. Duhet të kuptojmë se cilët janë përgjegjës për prekjen e sistemit TIMS. Duhet të vijë nga plani i hetimit. Nëse keni për të thirrur dëshmitarë, thirrini. Ju thatë se mund të thërrisni dhe Mehmet Shehun dhe Koci Xoxen. Pse s’i vutë emrat atje? Ironia është e njëjtë.
“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Gogu.
Një përgjigje pati edhe nga Salianji.
Gjylameti më tej u shpreh se janë ekspertët ata që propozojnë emrat e dëshmitarëve, teksa Toni Gogu theksoi se mund të thirren edhe me propozim të anëtarëve të Komisionit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TIMS#PD
Ещё видео!