Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Avokati i Popullit, nis hetime mbi dhunimin e të riut në Korçë nga ana e policisë. Pasi kanë marrë deklarimet e nevojshme nga personat e përfshirë në këtë ngjarje, por jo atë të nën/drejtorit të policisë së Korçës, Arben Hyseni. Ky i fundit nuk ka pranuar të japë te dhëna për komisionerin e Avokatit te Popullit me pretendimin se është larguar në Tiranë.
Petrit Azemaj, komisioner i Avokatit të Popullit, Korçë: “ Në një kohë shumë rekord, duke filluar që nesër ne do dalim me përfundimet tona dhe me rekomandime për veprimet konkrete që janë bërë, për shkelje konkrete dhe për personat përgjegjës”.
Azemaj tha se ditën e hënë, Avokati i Popullit, do dalë me një raport të plotë mbi ngjarjen duke iu referuar edhe hetimeve të deritanishme të prokurorisë.
Petrit Azemaj, komisioner i Avokatit të Popullit, Korçë: “Nga hetimet tona administrativë rezultoi që polici i dëmtuar, zoti Robert, është qëlluar nga vëllai i të dëmtuarit, person i cili sipas policisë është kërkuar në banesën e vet dhe aktualisht është në kërkim”.
33 vjeçari Tomi Misha, i cili u dhunua nga një patrullë e policisë së Korçës, ndodhet ende ne ambjentet e spitalit, ku po mjekohet pasi ka marrë plagë në kokë dhe kraharor.
Sipas prindërve të tij ai është dhunuar barbarisht në ambjentet e komisariatit. Pritet që gjykata të bëjë një rivlerësim të masës së arrestit mbi Mishën i cili u dhunua pasi gërvishti mjetin e nëndrejtorit të policisë së Korçës, Arben Hysenit, ndërsa ky i fundit ka pretenduar që i riu ka goditur i pari efektivët edhe pse pamjet flasin të kundërtën.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!