Pas vendimit të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçic e ka vështirë të luajë me dy porta.
Prej vitesh, presidenti serb është përpjekur të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë e Vladimir Putinit, duke mbajtur gjithashtu lidhje me Bashkimin Evropian, të cilit vendi i tij kërkon t'i bashkohet.
Megjithatë, në një analizë të gjatë, revista Politico raporton se pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka vendosur Vuçicin në një dilemë të jashtëzakonshme duke e vënë vendin ballkanik në një kurs përplasjeje me BE-në, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ,pasi refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Edhe nëse Vuçic, i cili përballet me zgjedhje muajin e ardhshëm, do të donte të kthehej me vendosmëri në krah të Perëndimit, do ta lishte e vështirë, kryesisht për shkak të politikave që ai ka ndjekur. Serbia është shumë e varur nga energjia ruse. Dhe Moska gëzon mbështetje të fortë në mesin e një pjese të popullsisë serbe, e nxitur nga propaganda e shfrenuar pro-Putin-it nga mediat besnike të Vuçicit.
Kjo mbështetje u shfaq plotësisht të premten mbrëma, kur mijëra protestues që valëvitnit flamujt rusë dhe mbanin fotografi të Putinit – marshuan nëpër qendrën e Beogradit për të demonstruar mbështetjen e tyre për Moskën.
Tubimi ishte në kontrast të fortë me protestat masive në të gjithë Evropën që dënonin luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Në nëntor të vitit të kaluar, Vuçiç vizitoi Putinin në qytetin rus të Soçit dhe të dy presidentët nënshkruan një marrëveshje për rritur furnizimin me gaz rus,edhe pse pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit përballet me një krizë të energjisë elektrike.
Si sllavë ortodokse, shumë rusë dhe serbë e shohin veten si aleatë tradicionalë dhe të afërt kulturalisht.
“Popullariteti i Putinit dhe i Rusisë ka arritur nivele surreale në publikun serb. Çdo politikan ka frikë se nëse ndërmarrin politika anti-ruse, do të zemërojnë një pjesë të konsiderueshme të zgjedhësve të tyre, shkruan revista Politco në analizën e saj.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Vucic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/fYxijBwAI00/maxresdefault.jpg)