Policia greke ka arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës shtetasin shqiptar, Gentian Nevruz Abazi, i vitlindjes 1980.
Sipas policisë greke, Abazi u kap në flagrancë me 2.5 kg kokainë dhe 3.5 kg kanabis. Policia sqaron se kishte informacion për aktivitetin e Abazit në rrugë operative.
Ai u vu nën monitorim të agjentëve të anti-drogës greke dhe u kap sapo zbriti nga një automjet me targa shqiptare në lagjen Peristeri të Athinës.
Prej verifikimeve rezultoi se Abazi ishte në kërkim pasi ishte dënuar prej gjykatës së shkallës së parë të Athinës me 10 vjet heqje lirie dhe gjobë 50.000 euro nën akuzën e trafikut të drogës.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa vazhdojnë hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në trafikun e drogës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#Droge
![](https://i.ytimg.com/vi/feJzCBZwerk/maxresdefault.jpg)