C`të bjellësh, do të korrësh dhe kjo shprehje, duket se për qeverinë iraniane po vlen sot më shumë se kurrë. Disa faqe të saj kanë rënë nga sistemi, si pasojë e një sulmi të kryer nga grupi i hakerëve, Anonymous. Vetë grupi e mori përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran. Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars – e afërt me autoritetet – dhe e Qendrës forenzike të Iranit, është ne mesin e ëebsitet të cilat janë të paksesueshme për momentin. Një profil në Twitter, qe pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave. “Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni!" thuhej aty. “Kjo është hera e fundit”, dëgjohet duket thënë një burrë, në atë që besohet të jetë një referencë ndaj shuarjes dramatike të 22 vjecares. që besohet se ka referencë vdekjen e Aminit, e cila vdiq në duart e të ashtequajturës policie e moralit në Iran, për shkak se nuk e kishte vendosur si duhet shaminë e kokës. Irani është përballur me protesta të dhunshme mbarëkombëtare pas kësaj ngjarjeje. Ekzekutivi Iranian e ka bllokuar thuajse krejtësisht internetin. NetBlocks, grup vëzhgues me bazë në Londër, ka thënë se Irani është aktualisht subjekt i kufizimeve më të mëdha të internetit, prej protestave të mbajtura në nëntor të vitit 2019, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit. Vala e fundit e protestave është zgjeruar në mbi 80 qytete të Iranit dhe të paktën 17 vdekje janë konfirmuar nga burime të ndryshme.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Anonymous#TopChannelNews
Ещё видео!