Këto janë pamjet pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë. Përplasja e dy makinave që dyshohet se udhëtonin me shpejtësi të lartë i mori jetën një fëmije 7 vjeç. Ai ndodhej në lokalin e babait kur njëra prej makinave pas aksidentit përfundoi brenda ambienteve të barit duke dëmtuar edhe strukturën mbajtëse të tij.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues Erion Hajdini 30 vjeç, është përplasur makinën e drejtuar nga 63-vjeçari Naim Allmeta, në rrugën “Shkëndija”.
Paraprakisht si shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e njërës prej automjeteve në një zonë të banuar, ndërsa po hetohet edhe gjendja e drejtuesve të mjeteve të përfshirë në përplasjen e fortë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/foF11I9FRPU/maxresdefault.jpg)