Kuvendi propozon ngritjen e një strukture parlamentare që do të monitorojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të lartë shtetëror të auditimit të jashtë, i cili sipas ligjit në fuqi ushtron kompetencat në mënyrë të pavarur.
Në projektvendimin “Për ngritjen e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik” thuhet se kjo strukturë do të përbëhet nga pesë anëtarë, Enslemvera Zake, Alban Xhelili, Pranvera Resulaj nga Partia Socialiste dhe Emilja Koliqi dhe Sorina Kote nga Partia Demokratike.
Në dokument specifikohet se ky nënkomision synon të sigurojë llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pa ndërhyrë në asnjë moment në pavarësinë e institucionit.
Deputetët anëtarë kanë si kompetencë procedurat e përzgjedhjes së audituesve të jashtëm të llogarive të KLSH-së dhe prezantimin e rekomandimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Nënkomisioni ka si kompetencë shqyrtimin e raportit vjetor të performancës së KLSH-së dhe pasqyrat vjetore financiare të këtij institucioni.
Nënkomisioni do të shqyrtojë raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të shtetit. Deputetët anëtarë të nënkomisionit do të organizojnë gjithashtu seanca dëgjimore për çështjet që janë pjesë e objektit të veprimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KLSH#Kuvendi
Ещё видео!