Në brigjet e Detit të Zi ndodhet një ndërtesë, më saktë një pallat mbi 16750 metra katrorë. Nga ajri, mund të dallosh lehtësisht, një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark. Kjo ndërtesë luksoze, gati-gati një pallat Mbreti, është ndërtuar posaçërisht për Vladimir Putin.
Fondacioni Anti-Korrupsion thotë për CNN se ky pallat është thuajse një simbol, në miniaturë, i Rusisë së Putinit.
Fondacioni me bazë në Moskë, thotë se ka prova, se burimet dhe dokumentet për ndërtimin e zotërimit të këtij pallati, janë shembulli i qartë sesi oligarkët rusë ndihmojnë çdo ditë në pasurimin e Putinit.
Fondacioni thotë për CNN se ka fjalë që thonë se Putin është lideri më i pasur i botës dhe ndoshta është. Është shumë shumë e vështirë të përpiqesh të kuptosh diçka për pasurinë e tij dhe ku e mban ai pasurinë, thotë
Bëhet fjalë për pasuri neto prej më shumë se 100 miliardë dollarë, ndonëse zyrtarisht Putin zotëron vetëm një apartament 74 metër katrorë, disa makina dhe një pagë modeste, e cila për vitin 2020 arriti shumën e 140 mijë dollarëve. Por sa janë të ardhurat e tij, është e vështirë për t’u vlerësuar, pasi është thuajse e pamundur të vlerësosh sa biznese drejton, sa shtëpi apo makina ka, sa fiton në muaj apo në vit.
Sipas raporteve agjë nga këto nuk figuron zyrtarisht në emër të tij, thotë gazetari Tom Burgis. Fondacioni anti-korrupsion thotë se Putin është thuajse një kumbar dhe se zotëron thuajse gjithçka, me një kërcitje të gishtave. Ndaj, sado të pasur apo me influencë të duken oligarkët, janë absolutisht të varur nga Vladimir Putini
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Oligarke#TopChannel
Ещё видео!