Lideri Bjellorus Aleksander Lukashenko tha të enjten se vendi i tij mund të presë armë bërthamore nëse përballet me një kërcënim të jashtëm ndërsa tensionet mes rusisë aleate dhe perëndimit kanë arritur kulmin.
“Nëse do të jetë e nevojshme, nëse hapa të palogjikshëm do të ndërmerren nga rivalët dhe kundërshtarët tanë, ne do të dislokojmë jo vetëm armë bërthamore por edhe super-bërthamore për të mbrojtur territorin tonë”, tha Lukashenko sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve, Belta.
Ai po ashtu nënvizoi se Bjellorusia po mendon të blejë disa sisteme raketash tokë ajër S-400 nga rusia dhe ti vendosë ato afër kryeqytetit Minsk. Më herët, ministri i jashtëm bjellorus kishte deklaruar se as edhe një ushtar i vetëm rus nuk do të qëndronte në vend pas stërvitjeve masive të përbashkëta të Minskut dhe Moskës në afërsi të kufijvë të Ukrainës.
“As edhe një ushtar i vetëm rus, apo as edhe një njësi pajisjesh ushtarake ruse nuk do të qëndrojë në territorin e bjellorusisë pas stërvitjeve me Rusinë”, tha Vladimir Makei në një konferencë për shtyp në Minsk. Sipas tij, ministri i mbrojtjes dhe lukashenko e kishin bërë të qartë këtë. Rusia këtë javë njoftoi fundin e disa stërvitjeve ushtarake pranë kufijvë të Ukrainës, përfshirë ato në Bjellorusi. Por perëndimi druan ende për një sulm të mundshëm mbi ukrainën duke thënë se nuk ka parë ende prova shtensionimi. NATO i ka konsideruar stërvitjet në Bjellorusi vecanërisht alarmante duke thënë se ato përbënin një moment të rrezikshëm për evropën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bjellorusia#Lukashenko#TopChannel
Ещё видео!