Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar biseda të vecanta telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Me Kurtin, sipas zyrës së kryeministrit, Blinken diskutoi situatën në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, duke i mëshuar nevojës për “intensifikimit e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.
Gjatë takimit që Kurti dhe Osmani patën me shefin e diplomacisë amerikane në Uashington në korrik të këtij viti, Blinken konfirmoi qëndrimin që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohje reciproke. Sa për bisedën me Vucicin, Kosova ka qenë temë kyce, sic konfirmohet dhe në faqen e Presidencës së Serbisë është thënë se në mesin e temave kyçe ka qenë ajo për Kosovën, prandaj është shprehur dëshira e administratës amerikane që të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.
Vucici deklaroi muajin që shkoi se “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës". Megjithatë, së fundi, sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
“Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, është shprehur ai. në bisedën me Vucic, sipas zëdhënësit Ned Price, Blinken e ka bërë të qartë mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AntonyBlinken#AlbinKurti#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/g2cHxDDrTuc/maxresdefault.jpg)