Keto jane pyetje qe bien ne provimin e patentes. Pegjigjet jane me: Sakte ose Gabim. Kategoria: A1,A2,B1,B
1. Në prani të sinjalit në figurë duhet të zvogëlojmë shpejtësinë e lëvizjes për shkak të formës së lugët të rrugës.
2. Sinjali në figurë është një sinjal vertikal, që paralajmëron rrezik.
3. Në prani të sinjalit në figurë duhet të ulim shpejtësinë dhe të lëvizim me kujdes edhe nëse fëmijët janë në trotuar.
4. Sinjali në figurë paralajmëron një rrugë me një sens lëvizjeje.
5. Sinjali në figurë lejon qarkullimin e autoveturave që tërheqin një rimorkio edhe kur kalohet gjatësia 10 metra.
6. Sinjali në figurë e ndalon kthimin nga e djathta në kryqëzim.
7. Sinjali në figurë të lejon ta kalosh kryqëzimin pa ndaluar, sepse ke përparësi.
8. Vija e bardhë e vazhduar, që kufizon korsinë e emergjencës me karrexhatën, mund të kapërcehet gjatë qarkullimit normal.
9. Sinjalistika në figurë tregon një kalim biçikletash të orientuar.
10. Sipas sinjalistikës në figurë ndalohet ndryshimi i sensit të lëvizjes.
11. Vija e bardhë tërthore e vazhduar, si në figurë, na detyron të tregojmë kujdes të veçantë, për shkak se jemi para një kryqëzimi.
12. Fenerët semaforik, të paraqitur në figurë, lejojnë kalimin në korsinë që ndodhet poshtë shigjetës jeshile të ndezur.
13. Kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë së autoveturës në rrugët interurbane kryesore është 90 km/orë.
14. Kur lëvizet në rrugë të mbuluara me dëborë, duhet të montohen të paktën në rrotat aktive zinxhirët ose duhet të kemi goma dëbore.
15. Sipas sinjalistikës në figurë, për tu kthyer majtas, mjeti duhet të kishte zënë korsinë e majtë.
16. Për të shmangur rreziqet në qarkullim, është e nevojshme t’u japësh përparësi të gjitha mjeteve në kryqëzim.
17. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: E, C, M.
18. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti N, është i pozicionuar në korsi të gabuar.
19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet L e D kalojnë të parët pasi lëvizin drejtë.
20. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: C, M.
21. Ndalohet të parakaloni kur mjeti juaj po parakalohet nga një mjet tjetër.
22. Shkak për rrezik gjatë manovrës së parakalimit është prania e mjeteve të ngadalta në rrugët me një sens lëvizje.
23. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut vendoset mbi ngarkesën që mund të ketë rënë në karrexhatë.
24. Mjetet që levizin në drejtim të një segmenti rrugor, ku ka ndodhur nje aksident, duhet të sinjalizohen për rrezikun, vetëm nëse ai ka ndodhur në rrugë interurbane pa ndriçim.
25. Përdorimi i barnave qetësues mund t'i shkaktojë drejtuesit të mjetit shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut.
26. Korsia e biçikletave është pjesë gjatësore e rrugës e rezervuar për qarkullimin e biçikletave.
27. Sinjali në figurë tregon se pas tij është i ndaluar qarkullimi i biçikletave.
28. Sinjali në figurë tregon dalje, pas distancës 500 metra, për të shkuar në zonat turistike që janë shënuara në sinjal.
29. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve se janë duke dalë nga territori i Tiranës.
30. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve rrugën që duhet të ndjekin, për rastet kur duan të kthehen majtas.
31. Sinjali në figurë tregon zonë kampingu me tenda dhe vend qëndrimi për autokampet.
32. Sinjali në figurë tregon zvogëlimin nga 2 në 1 korsi lëvizje.
33. Paneli plotësues në figurë, i vendosur poshtë sinjalit “NDALIM QARKULLIMI”, ndalon qarkullimin e gjysmërimorkiatorëve.
34. Paneli plotësues në figurë tregon kthesën e parë të disa kthesave të forta.
35. Ndalohet pushimi i mjetit në zonat e shërbimit të autostradave.
36. Simboli i paraqitur në figurë vendoset mbi komandën e pajisjes që shkrin veshjen e xhamit të pasmë nga ngrica.
37. Një nga kushtet për t'u pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B është që kandidati të ketë mbushur moshën 21 vjeç.
38. Drejtuesi i automjetit duhet të paraqesë, sipas kërkesës së punonjësit të policisë, certifikatën e sigurimit të mjetit.
39. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel është më e madhe, nëse tymi i shkarkuar paraqet ngjyrë të errët.
40. Fenomeni i rrëshqitjes në kthesa rritet, nëse presioni i fryrjes së gomave të aksit të përparmë ndryshon nga njëra tjetra.
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 40
Pikët për kalim: 36
Gjithsej pikë: 40
#autoshkolla #patenta @saturntutorial
![](https://i.ytimg.com/vi/g5AU8pLPprM/maxresdefault.jpg)