Pa vulë, por me një rekurs bërë vendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë dhe me zgjedhjet e reja parlamentar një hap larg, Lulzim Basha ka gati planin B, nëse Partia Demokratike i mbetet Berishës. Në një konferencë për mediet, Lulzim Basha u pyet nëse ka gati një formacion të ri politik për të hyrë në zgjedhje, apo do të regjistrohet siç bëri Berisha, në Koalicion me parti aleate.
Ndonëse opozitarët janë shprehur kundër daljes së një force politike nga gjiri i demokratëve, pasi do të dëmtonte këtë forcë dhe opozitën në tërësi në zgjedhje, Lulzim Basha nuk sheh zgjidhje as të qenit fraksion brenda PD-së së Berishës.
Por teksa aleatët e braktisin një nga një, nga Bardhi tek i fundit Alibeaj e Çollaku, Lulzim Basha nuk ka një përgjigje sesa deputetë ka pas tij apo një numër anëtarësh.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha paralajmëroi dërgimin e skandalit me mbetjet toksike në SPAK.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Plani#Basha
Ещё видео!