Autoritetet shëndetësore në Gaza nisën këtë të dielë fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit për 640 mijë fëmijë palestinezë. Pas thirrjeve të mjekëve, izraeli dhe Hamas ranë dakord për një amrmëpushim të përkohshëm në mënyrë që kjo fushatë të jetë e suksesshme, raporton BBC. Fushata e vaksinimit është një plan ambicioz në mes të luftës që ka shkatërruar sistemin shëndetësor. Rasti i parë i poliomielitit në Gazë, pas 25 vjetësh, u regjistrua muajin e kaluar. Ai është një fëmijë 10 muajsh, i cili është paralizuar nga këmbët. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fakti i paralizës tregon se mund të ketë edhe qindra persona të tjerë që janë infektuar, por që nuk shfaqin simptoma. Shumë të prekur nga poliomieliti nuk kanë simptoma dhe shërohen brenda rreth një jave. Por në rastet kur nuk merret mjekim mund të shkohet drejt paralizës, që është e pakurueshme. Nëse paraliza prek indet dhe muskujt e frymëmarrjes, sëmundja mund të jetë fatale edhe për jetën. Fushata e vaksinimit nuk pritet të jetë e lehtë pasi rrugët e Gazës janë të shkatërruara, spitalet janë dëmtuar rëndë dhe popullsia është zhvendosur edhe në zona të izoluara. Të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte arritur një marrëveshje me Izraelin për amëpushim ditor me qëllim vaksinimin e një pjese të popullatës. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se si pasojë e sulmeve izraelite të shtunën u vranë së paku 48 persona të shtunën. Sulmet u kryen në qendër dhe jug të rajonit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gaza#Vaksinim
Ещё видео!