Një person u vu në pranga ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim nga policia në Krujë.
Blutë arrestuan Mehmet Sallakun dhe po kërkojnë për ndalimin edhe të Saba, Andon dhe Ali Sallaku. Ata akuzohen nga policia se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së Mehmet Sallut. Gjatë kontrollit policia zbuloi se në shtëpinë e tij mbaheshin 1 armë zjarri, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe mbi 5 kg kanabis sativa.
Këta persona, sipas policisë janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë.
Kruja gjatë vitit 2023 është kthyer në një nga zonat ku ka patur një numër të lartë të bimëve narkotike të kultivuara. Prej Janarit, gjatë operacionit të koduar “territori i pastër” janë kryer 34 aksione. Gjatë kontrolleve, blutë kanë bërë të mundur asgjësimin e 23 mijë bimëve. Në disa raste kultivuesit janë zbuluar, por të shumta kanë qenë dhe parcelat pa pronar.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!