Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.
Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik. Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa. Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se shumë shpejt do të dërgojë trupa amerikane në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s.
Shtetet e Bashkuara kanë tashmë me dhjetëra mijëra trupa të vendosura në Evropë, kryesisht në Gjermani dhe Britani. Sipas një skenari një pjesë e tyre të zhvendoseshin gradualisht drejt vendeve aleate lindore të NATO-s. Franca ka njoftuar planet për të dislokuar qindra trupa në Rumani. Spanja, Holanda dhe Gjermania po shqyrtojnë gjithashtu dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve luftarake në vendet aleate të Evropës Lindore. Britania ka furnizuar Ukrainën me rreth 2,000 raketa antitank dhe pritet dislokojë të tjera trupa këtë javë, duke dyfishuar potencialisht angazhimin e saj aktual prej rreth 1,150 trupash. Kryeministri Boris Johnson do të vizitojë Ukrainën këtë javë dhe do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. NATO ka bërë të ditur se nuk ka plane për të dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Gatishmëri#TopChannel
Ещё видео!