Pasionin për kuzhinën nuk e kanë të gjithë, ashtu sikurse talentin për të qenë kuzhinierë të mirë. Por ka nga ata që duket se kanë lindur për të qenë shef kuzhine. Një rast i tillë ndoshta është edhe ky i Joani Malajt, i cili ka nisur të merret me gatim që në moshë fare të vogël. Ata që i kanë provuar gatimet e tij, ashtu si në rastin e gazetarit Blendi Fevziu, thonë se gatimet e Joanit janë të ‘çuditshme e të sofistikuara’. E megjithatë, teksa e kishte të ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Opinion”, Fevziu u shpreh i habitur kur dëgjoi sa herët e kishte nisur 18-vjeçari karrierën e tij si kuzhinier.
Blendi Fevziu: Joani sa vjeç je?
Joani Malaj: Jam 18 vjeç.
Blendi Fevziu: 18 vjeç? Sa vjet ke që punon shef?
Joani Malaj: Shef kam punuar vetëm verën që kaloi, pjesën e sezonit.
Blendi Fevziu: Pra që 17 vjeç ke filluar shef.
Joani Malaj: Po. Për momentin nuk punoj si shef sepse shkolla nuk ma lejon atë, koha ime e lirë, kështu që punoj part time në një restorant në Tiranë, me një shef shumë të mirë.
Blendi Fevziu: Ndërkohë, gjatë verës, Joani ka qenë në një nga zonat që frekuentoja unë dhe ishte një shef i çuditshëm, kryesisht për gatim të sofistikuar. Po ku e kishe mësuar atë gatim?
Joani Malaj: Pasioni të bën që…
Blendi Fevziu: Në çfarë moshe ke hyrë në kuzhinë?
Joani Malaj: Shumë i vogël, qëkur e mbaj mend veten time… që 9-10 vjeç, po sigurisht gjithmonë me gjëra të thjeshta.
Blendi Fevziu: Ti paske një dekadë në kuzhinë…
Joani Malaj: Avash-avash fillova të krijoj gjëra të reja, të provoja shija të reja.
Blendi Fevziu: Të ishin të gjithë 18-vjeçarët e Shqipërisë si ty do të ishte fat i madh…/tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!