Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Giannis Skaftouros, tre ditë më parë në Greqi. Vajza e tij, Katerina ka dhënë dëshminë e saj në polici, duke treguar të gjithë ngjarjen sesi ndodhi.
Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke, vajza flet për tre autorë, ndërsa i përshkruan ato si ekzekutorë gjakftohtë, duke shtuar se ata kishin një qëllim të caktuar për vrasjen e babai të saj.
“Kam parë 3 persona me kallashnikov. Nuk dëgjuam asnjë makinë apo asgjë. Ata u hodhën nga gardhi, na thanë ‘uluni posht’ dhe bërtitën ‘Xhon Xhon’, u shpreh Katerina për mediat greke.
Vajza e 55 vjecarit, tha se krimi u krye vetëm për 30 sekonda , ndërsa shtoi se pranë të atit ishte dhe vëllai i vogël 3 vjec, por që fatmirësisht ai nuk u prek nga breshëria e plumbave.
Ndryshe nga cfarë është raportuar nga mediat greke këto ditë, që përvec Giannis I cili mbeti I vdekur, u plagos dhe e bija Katerina, kjo e fundit thotë se plumbat prekën dhe motrën dhe vjehërrin e vëllait të saj.
Giannis Skaftouros u ekzekutua tre ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tij teksa po festonte Pashkën me familjen. Autorët e krimit qëlluan mbi të dhjetra herë, ndërsa biznesmeni grek u prek nga 15 plumba.
Autoritetet greke vijojnë punë pa ndalur për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Dëshmia#Greqi#TopChannel
Ещё видео!