Mëngjeset do të nisin ndryshe në ekranin e A1 Report me emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”. Ditën e sotme “Rreze Dielli” nisi sezonin e ri 2014 2015 me një skemë të re si në përmbajtje ashtu edhe në skenografi.
Orari i transmetimit të drejtëpërdrejtë i emisionit do të jetë çdo ditë nga ora 7 e 30 deri në orën 11:00. Përmbajtja e tij do të ketë jo vetëm informacione nga kultura dhe për kujdesin ndaj vetes, por do t`i shtohen dhe ngjarjet e aktualitetit nga gazetarët e redaksisë së A1 Report duke përcjell çdo mëngjes ngjarjet aktuale dhe më të rëndësishme. Prezantuesja e emisionit do të jetë si gjithmonë Eneida Xhelili, e cila u shpreh se kjo skemë e re do ta bëjë emisionin më dinamik. Një aset i rëndësishëm për të është dhe skenografia ku ajo u shpreh e lumtur që do ndajë me teleshikuesit çdo mëngjes informacione, kulturë dhe këshilla praktike nga të ftuar.
E, në këtë emision përveç larmishmërisë së rubrikave si mjeku për ju, a e dini se çfarë konsumoni, mes luleve, benessere, pink report, art e spektakël, aktualitet e ditës etj nuk do të mungoi dhe rubrika më e dashur për amvisat “Të gatuajmë me zonja Teftën”. Në këtë rubrikë zonja Tefta ka rezervuar receta të veçanta dhe praktike.
Çdo mëngjes do të jeni drejtëpërdrejtë më Eneida Xhelilin e cila pasi merr linjën nga gazetari Artur Nura në 7 e 30 nis rubrikat e larmishme informative, edukuese dhe argëtuese me të ftuarit e ditës të cilët do të ndajnë bashkë me ju gjithçka ka ndodhur dhe do të ndodh si dhe kujdesin ndaj veten.
![](https://s2.save4k.ru/pic/gOg_RqGfjpw/maxresdefault.jpg)