Këto janë momentet e ndërhyrjes së policisë në një banesë në qytetin e Fierit ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës. Forcat e rendit sekuestruan 30 kg kanabis dhe 500 gramë kokainë që siç mund të shihni në këto pamje ishte fshehur në dyshemenë e modifikuar të një automjeti që përdorej për transportin e drogës drejt vendit fqinj.
Në pranga ranë 2 persona, ndërsa u shpall në kërkim një 41 vjeçar i identifikuar si Eduart Mehmetaj, që dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.
“Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë. Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike”, tha Panganika.
Policia thotë se vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup trafiku të drogës.
Tv Klan
#greqi #droga
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/gQeJyotn-vc/maxresdefault.jpg)