Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Stacioni i parë i vizitave të kryeministrit shqiptar Ilir Meta, pas rizgjedhjes së tij në këtë post, ka qenë Italia. Për rreth dy ditë, Meta i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, ka takuar personalitet më të larta italiane. Kulmi i vizitës së kryeministrit shqiptar ishte takimi me homologun italian Silvio Berluskoni. Ftesa për kryeministrin Meta është bërë disa kohë më parë nga kryeministri Berluskoni, një nga liderët e forcave të djathta në Itali.
Takimi ka nisur me një shtrëngim duarsh dhe më pas për rreth një orë, ka vazhduar pa praninë e gazetarëve.
“Një njeri 32 vjeçar me vullnetin e duhur, do të jetë në gjendje të çojë përpara vendin e tij, në rrugën e përparimit dhe të mirëqenies. Ju mund ta ktheni Shqipërinë në Zvicrën e Ballkanit”, i është drejtuar Berluskoni kryeministrit Meta. Ideologjia ime, theksoi Meta është ideologjia e Shqipërisë Europiane, kjo është edhe ideologjia e brezit që unë përfaqësojë. Në bisedime u nënvizua edhe puna e mirë që kanë bërë dy vendet në luftën kundër trafiqeve ilegale.
Gjatë qëndrimit në Itali, kryeministri Meta ka takuar dhe Ministrin e Jashtëm italian Renato Ruggiero, atë të marrëdhënieve komunitare Butilione, kryetarin e senatit Pera, si dhe kryetarin e dhomës së deputetëve Kazini. Një takim të veçantë kryeministri shqiptar ka pasur dhe me ish-kryeministrin Giulio Andreotti. Më pas kryeministri Meta ka dhënë një konferencë për shtyp./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!