Edhe pse Rusia ka “shumë më shumë” bomba bërthamore sesa SHBA-ja dhe Evropa, diskutimet për një luftë të mundshme bërthamore nuk janë të nevojshme, paralajmëroi të premten presidenti rus Vladimir Putin.
“Nuk ka nevojë të mendohet për këtë [luftën bërthamore]. Dhe unë do t’i kërkoja kujtdo që të mos përmendte asgjë të tillë,” tha ai në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.
Putin shtoi se forcat ruse po “rrisin efektivitetin e tyre”, rreth 27 muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Industria ruse e mbrojtjes ka rritur prodhimin e predhave me 20% dhe forcat e saj po “kapërcejnë aftësitë e armiqve tanë” kur bëhet fjalë për avionët dhe tanket, tha ai.
Putin ka bërë vazhdimisht vërejtje për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Të premten, udhëheqësi rus tha se vendi i tij ka armë bërthamore që janë më të fuqishme se bombat që amerikanët hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në Luftën e Dytë Botërore, “por nuk do të shkojë deri këtu”.
Stoku i përgjithshëm bërthamor i Rusisë është më i madh se ai i Shteteve të Bashkuara, në rreth 6,250 gjithsej koka bërthamore, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve . SHBA ka më shumë se 5500.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#SHBA#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/gVTZ9UHrLr4/maxresdefault.jpg)