Lajme Arkiva 2001
Është Gjoni 1-vjeçar i cili jeton tani tek motrat e Nënë Terezës në Korçë. por, historia e tij, nuk nis këtu. Gjyshja e tij nga një fshat i Devollit, e lodhur nga vogëlushi të cilin ia kishin lënë prindërit emigrantë në Greqi, e ka dorëzuar Gjonin në rajonin e Policisë së Korçës duke mos treguar që nuk është nipi i saj.
Forcat blu e kanë dorëzuar Gjonin tek motrat e Nënë Terezës që kanë nisur të kujdesen për të. Por, prindërit e tij në Greqi nuk dihet se nga e morën vesh mungesën e tij dhe kanë mbërritur menjëherë në Shqipëri ku kanë arritur të kontaktojnë me djalin e tyre.
Por, Gjoni nuk është i regjistruar në asnjë vend që është biri i kësaj familje. Ai ka lindur në Greqi ku të dy prindërit e tij punojnë dhe sot e kësaj dite si emigrantë ilegalë. Motrat e Nënë Terezës kanë kundërshtuar që t'ua japin djalin 2-vjeçar dy prindërve pasi nuk kanë asnjë shkresë zyrtare që të vërtetojnë se ai është fëmija e tyre. Deri sa odiseja e regjistrimit të fëmijës të vazhdojë, Gjoni do të rrijë në jetimore me motrat e Nënë Terezës./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/gijjoBZD8Jo/mqdefault.jpg)