TIRANE - Pallati pesë katësh i cili prej 6 vitesh ndërtohet në oborrin e fakultetit Ekonomik në kryeqytet është rrethuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ditën e diele do të prishet.
Jashtë kamerave inspektorët e ndodhur në terren thanë për A1Report se ky objekt është dëmshpërblyer dhe prishja e tij do të bëhet për interes publik.
Ndërsa administrator i objektit Pavlin Kalusha për mikrofonin e A1Report shprehet se atij nuk i është komunikuar asnjë akt administrative për prishjen apo vendim dëmshpërblimi.
Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, ku më parë ishte ky objekt katër katësh që u shemb.
Për godinën tashmë të rrethuar mbi të cilën ekspertët e xhenios po punojnë për vendosjen e eksplozivit, ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.
- See more at: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/glC1Zy4ETDs/maxresdefault.jpg)