Seriali i njohur i Netflix, “Emily in Paris” bëri virale një perime që në të vërtetë është prej kohësh pjesë e dietës sonë ushqimore. Preshi ose më saktë, supa me të konsiderohet si sekreti i elegancës së vajzave franceze.
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nutricionistja Diola Dosti renditi të gjitha vlerat ushqyese të kësaj perimeje. Pavarësisht se në serial thuhet se zierja e tij dhe konsumimi i lëngut ndihmojnë për dobësimin, ka arsye edhe më të mira për ta përdorur.
Diola Dosti: Nëse e shohim në aspektin nutricional, përmban shumë elemente, midis tyre është fibra që e ka në një përqendrim shumë të lartë, që do të thotë krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon procesin e tretjes. Le të themi, është një element ndihmues. Por në qoftë se na dëgjojnë shtatzënat, unë do të jepja një sugjerim shumë të mirë sepse duhet të konsumojnë më shumë supën me presh për shkak të përqendrimit të lartë të folateve që përmban vetë preshi. Folatet ndihmojnë që mos të dalin çrregullimet e tubit neutral.
Ka edhe shumë probiotikë që janë ushqimet e baktereve të mira për të na ndihmuar florën intestinale dhe për të përmirësuar procesin e tretjes. Pra parimisht, uji i cili del nga preshi dhe fakti që ka ngjyrën jeshile do të thotë që ka shumë klorofil brenda. Klorofili na jep molekula oksigjeni, kështu që kur kemi më shumë oksigjen jemi një hap larg sëmundjeve, por në të njëjtën kohë të gjitha toksinat nga mëlçia ose laboratori i organizmit tonë, pastrohen dhe dalin jashtë.
Diola shtoi se disa studime kanë arritur në përfundimin se ndihmon në sëmundjet kardiovaskulare si dhe në kancerin e gjirit e të prostatës.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! DiolaDosti
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/gocI65g-9UA/maxresdefault.jpg)