Ish anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj e konsideron një grusht shteti juridik vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës për ta mbajtur në qeli.
Përmes një letre të publikuar nga burgu, ai shprehet se Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga Zyra e Prokurorit Special dhe Gjykata Speciale e Kosovës.
“Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet, po mundohen edhe sot që, të marrin peng fjalën e lirë”, shprehet Goxhaj.
Ai thekson se veprat për të cilat kjo prokurori ka ngritur akuzë nuk janë absolutisht kompetencë e saj, duke shtuar se këto dy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm.
Prokuroria e Tiranës vuri në pranga Dritan Goxhaj me urdhër të gjykatës speciale të Kosovës, më datë 31 korrik. Dy ditë më vonë iu caktua dhe masa e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditë.
Arrestimi i Dritan Goxhajt u bë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Letra#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/gpoLvlAjMy8/maxresdefault.jpg)