Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Kukës, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së bashkëjetueses së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Bicaj, për shkaqe momentalisht të paqarta.
“Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit. Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën”.
Ndërkohë, policia arrestoi babain e të riut për moskallëzim krimi, ndërsa në shtëpi iu gjetën tritol e armë gjahu.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti”./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/gtvWr53QV0k/mqdefault.jpg)